Faton Peci e quan histori suksesi aktivitetin e Bekim Vokrrit në bujqësi

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar sot njërin nga bujqit që ai e quan histori suksesi.

Me punën dhe përkushtimin në bujqësi, Bekim Vokrri është një shembull që duhet ndjekur sipas ministrit Peci, raporton Ekonomia Online.

“Me zell dhe përkushtim ai kultivon kultura të shumta perimtare duke vecuar karrotën si prodhimtari primare një një sipërfaqe prej 70 hektarësh”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Aktiviteti i Bekim Vokrrit në bujqësi është një histori suksesi e për më tepër një shembull që duhet ndjekur.

Me zell dhe përkushtim ai kultivon kultura të shumta perimtare duke vecuar karrotën si prodhimtari primare një një sipërfaqe prej 70 hektarësh.

Përmes punës së palodhur dhe përkushtimit, të mbjellat e Bekimit jo vetëm që mbushin sofrat por edhe zemrat tona!

Të ngjashme