Faton Peci: Suksesi i sektorit të bujqësisë në qeverinë Kurti 3 është i sigurt falë temelëve që ndërtuam

Prishtinë | 16 Shk 2025 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, thekson se sukseset e sektorit të bujqësisë në qeverinë Kurti 3 janë të sigurt, falë mbështetjes për fermerët raporton Ekonomia Online.

Peci thotë se, Skender Osmani nga Mihaliqi është një shembull konkret i këtij progresi, duke zhvilluar fermën e tij me mbështetje financiare, përfshirë 15 lopë që në tri javët e fundit sollën 5 viça. Përveç blegtorisë, ai kultivon 20 hektarë misër dhe grurë.

Sipas Pecit, këto rezultate dëshmojnë se mbështetja e duhur çon në zhvillim dhe progres në bujqësi.

Shkrimi i plotë:

🧑‍🌾Suksesi i sektorit të bujqësisë në Kurti 3 tashmë është i sigurt falë temelëve që ndërtuam.

📍Këtë e dëshmojnë fermerë si Skender Osmani në Mihaliq, i cili po zhvillon me sukses fermën e tij falë mbështetjes tonë.

🐄 Në kuadër të grantit, ai ka përfituar 15 lopë, të cilat vetëm në tri javët e fundit kanë sjellë 5 viça.

🐮Ky është një shembull konkret i rritjes së numrit të gjedheve si rezultat i fondit blegtoral dhe përmirësimit të racës Mondbeliard, duke garantuar prodhimtari dhe cilësi më të lartë në sektorin e blegtorisë.

🌾 Përveç blegtorisë, ai kultivon edhe 20 hektarë misër dhe grurë.

✅ Këto rezultate tregojnë qartë se mbështetja e duhur sjell zhvillim dhe progres. Puna jonë vazhdon, sepse suksesi nuk është vetëm një qëllim, por një proces i pandalshëm!

Të ngjashme