Ekonomia Online
FUNDIT

Fatos Berisha zgjedhet drejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Fatos Berisha zgjedhet drejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Drejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës është zgjedhur Fatos Berisha. Kjo u bë e ditur në njoftimin e dërguar nga ky teatër, njofton Klan Kosova. Sipas këtij njoftimi, Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës pas një procesi të gjatë vlerësimi, ku të gjithë kandidatët iu kanë nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës me […]

Drejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës është zgjedhur Fatos Berisha.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e dërguar nga ky teatër, njofton Klan Kosova.

Sipas këtij njoftimi, Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës pas një procesi të gjatë vlerësimi, ku të gjithë kandidatët iu kanë nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës me gojë,  në mbledhjen e datës 21.06. 2019 ka zgjedhur z. Fatos Berisha si Drejtor të ri artistik.

Ai do ta udhëheq mbarëvajtjen e punëve artistike dhe kreative në Teatrin Kombëtar të Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Sipas tyre, kandidati Fatos Berisha i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e Drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Të ngjashme