“Atmosfera e akullit” – kështu e përditshmja gjermane ” Frankfurter Allgemeine Zeitung ” (FAZ) përshkroi konfrontimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në panelin e organizuar në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Munihut.
Gazetari i FAZ, Michael Martens, shkruan se nuk ishte e rastësishme që Wolfang Ischinger, si shef i konferencës, menjëherë pas paraqitjes së kryeministrit të Greqisë dhe atij të Maqedonisë, ftoi në skenë presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Në analizën e paraqitjes së dy krerëve të shteteve të gazetës gjermane shkruan se Ischinger, i cili ka përvojë në Ballkan dhe dikur ishte ndërmjetës i BE-së për Kosovën në vitin 2007, ishte gjithashtu kreu i bisedimeve Kosovë-Serbi, dhe ai e hapi panelin me pyetjen: “Pse të dy ata nuk arritën atë që e bën Tsipras dhe Zaev?”.
“Fillimisht u përgjigj Vuçiq, i cili mori shumë më shumë kohë për të folur se Thaçi dhe të cilit Ischinger i dha fjalën e hapjes dhe të përmbyllëse. Kreu i shtetit serb përmendi se vendi i tij dhe Kosova janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve. Serbia ka përmbushur gjithçka që kërkohet nga marrëveshja, dhe Kosova – asnjë nga këto”, shkruan gazeta gjermane.
Tutje, thuhet sepresidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në përballjen me Aleksandër Vuçiqinnë panelin në konferencën e sigurisë në Mynih se” marrëveshjet si ajo për formimin e asociacionit serb mund të implementohen vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Sipas gazetarit të Frankfurter Allgemeine Zeitung “Thaçi nuk ka përmendur se krijimi i këtij komuniteti në formën që dëshiron Beogradi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm. Në vend të kësaj, Thaçi kujtoi se përse pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës është shumë më i vështirë se një marrëveshje midis Athinës dhe Shkupit. Greqia dhe Maqedonia kurrë nuk luftuan njëri-tjetrin, ndërsa në Kosovë në 1998 dhe 1999, 13.000 njerëz humbën jetën në luftime të përgjakshme “, shkruan FAZ.
FAZ përfundon se Kosova u bë e pavarur në vitin 2008 dhe sipas kësaj, Thaçi dhe Vuçiq kanë kohë deri në vitin 2036, dhe se ata “shpejt ” do të gjejnë zgjidhje si Shkupi dhe Athina.