Fejohen Jon Hamm dhe Anna Osceola

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Jon Hamm dhe Anna Osceola thuhet se janë fejuar pas tre vitesh lidhje.

Bashkë-yjet e “Confess, Fletch” u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të serialit “Mad Men”, i cili u shfaq premierë në vitin 2015.

Megjithëse Hamm, 51-vjeç dhe Osceola, 34-vjeçe, u fotografuan së bashku në vitin 2017, ata nuk kanë qenë në një romancë dashurie deri në vitin 2020.

Aktori i “Top Gun: Maverick” dhe aktorja e “Law & Order True Crime” bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në mars 2022.

Ylli i “Baby Driver” ishte më parë në një lidhje të gjatë me aktoren dhe skenaristen, Jennifer Westfeldt, nga 1997 deri në 2015.

Hamm dhe Osceola nga ana tjetër e jetojnë jetën e tyre jashtë rrjeteve sociale.

Çifti e mban jetën e tyre personale, përfshirë marrëdhëniet e tyre, private dhe larg syrit të publikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme