Fëmija 18 muajsh goditet nga vetura në Mitrovicë

Mitrovicë | 23 Gus 2016 | 22:00 | Nga

Një fëmijë një vjeç e gjysmë ka vdekur pasi është goditur nga një makinë në Mitrovicë. Sipas komunikatës së policisë fëmija i lindur në prill të 2015-ës ishte duke e kaluar rrugën, kur u godit nga vetura.

Policia nëpërmes një komunikate bën të ditur se drejtuesi i automjetit e dërgoi fëmijën në spital, por ai nuk iu mbijetoi lëndimeve.

“Drejtuesi i automjetit, 42-vjeçar, me inicialet S. P., po me të njëjtin automjet me të cilën ka goditur fëmijën një vjeç e gjysmë, e ka dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku dhe mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e tij”.

Shkaktar i aksidentit sipas policisë ishte pakujdesia e shoferit.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit dhe nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, rezulton se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa shkaktari i aksidentit pas intervistimit është liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme