Të vërtetat e dashurisë që i mësoni vetëm pas një ndarje

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Një ndarje nuk duhet gjithmonë të jetë tragjike. Ja se çfarë mësohet pas një ndarje dhe se duhet t’i praktikoni në lidhjen tuaj të ardhshme.

Një ndarje mund të i mësoj një personi shumë gjëra rreth dashurisë. dhe jo domosdoshmërit duhet të përfundoj në mënyrë tragjike.

Disa persona mund të i marrin lidhjet më afër zemrës dhe të mendojnë që asnjëherë nuk do ta rimarrin vetën nga ajo ndarje, raporton “ETimes”, transmeton lajminet. Mirëpo, ja që ky mendim është i gabuar çdo person e rimerr vetën nga një ndarje dhe në fakt përfundon duke mësuar shumë gjëra nga ish lidhja e tyre, këtu i gjeni disa prej tyre.

Fillimisht, nuk ka asnjë mashkull perfekt dhe asnjë femër perfekte.

Kur hyni në një lidhje të re keni tendencë të i shmangni të gjitha metat e partnerit tuaj. Mirëpo, pas ndarjes ju do të jeni në gjendje të i analizoni gjërat dhe të kuptoni që ai person nuk ka qenë perfekte dhe që ka pasur të meta.

Nuk duhet të hezitoni t’i jepni fund një lidhje e cila nuk funksionon.

Kur në lidhje ndodhin probleme ne tentojmë të i rregullojmë ato, mirëpo shpesh herë tentimet dështojnë dhe e shihni që lidhja juaj është duke shkuar drejtë fundit. Por, nuk mund të i jepni fund. Shumë njerëz qëndrojnë në lidhje vetëm sepse hezitojnë të i japin fund asaj.

Ju mund të tërhiqeni edhe nga një person i tretë, edhe nëse jeni në lidhje.

Kur jeni në lidhje, ju nuk  mund ta imagjinoni vetën duke u tërhequr nga një person i tretë. Por, kjo nuk është gjithmonë çështja. Prandaj, duhet të merret parasysh se partneri/ partnerja mund të tërhiqen edhe nga personat e tjerë edhe nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme. Tërheqja jo gjithmonë qon në tradhti.

Një lidhje nuk është gjithmonë për barazi.

Ne jemi një gjeneratë e çuditshme. Ne kërkojmë barazi në të gjitha fushat. Por, kjo nuk është gjithmonë e mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme