Ferizaj: Arrestohen për sulm fizik dy shtetas të Maqedonisë

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 14:51 | Nga

Dje rreth orës 00:30 në Ferizaj, konkretisht në rrugën e Reçakut, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Maqedonisë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima – një mashkull dhe një femër shqiptare.

“Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme