Ferizaj, Në një javë shënohen 15 raste të vjedhjeve

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash operative për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, ndërsa ka bërë të ditura të dhënat për periudhën 06-12 korrik.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 15 raste të vjedhjeve, të kategorizuara si vepra penale kundër pasurisë. Nga këto raste, 12 kanë ndodhur në territorin e Ferizajt, ndërsa 3 raste janë raportuar në Kaçanik.

Po ashtu, në rajonin e Ferizajt është raportuar një rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në komunën e Kaçanikut.

Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave kompetente, Policia ka arrestuar 26 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin e veprave penale, rritjen e sigurisë publike dhe zbatimin e urdhëresave të institucioneve të drejtësisë.

Të ngjashme