Qytetarë, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Ferizaj kanë mbështetur nismën legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. IKD ka nisur sot në sheshin e qytetit në Ferizaj mbledhjen e nënshkrimeve për këtë nismë. Sipas institutit, qytetarët janë informuar për […]
Qytetarët mbështesin nismën e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal

Qytetarë, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Ferizaj kanë mbështetur nismën legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
IKD ka nisur sot në sheshin e qytetit në Ferizaj mbledhjen e nënshkrimeve për këtë nismë. Sipas institutit, qytetarët janë informuar për përmbajtjen e saj dhe kanë dhënë nënshkrimet e tyre në mbështetje të ndryshimeve të propozuara.











