Ferizaj shkëmben përvojat në fushën sociale me bashki nga Shqipëria

Ferizaj | 18 Nën 2016 | 10:58 | Nga

Përfaqësues nga Bashkitë Librazhd, Elbasan dhe Kukës, kanë qëndruar të premten në Ferizaj, për një vizitë studimore në fushën e çështjeve sociale.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Burim Karameta, ka theksuar se takime të këtij lloji janë të rëndësishme pasi shkëmbehen përvojat në fushën sociale ndërmjet dy vendeve fqinje. Karameta ka treguar edhe shembujt e mirë dhe lëvdatat që ka marrë Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

“Në konferencën ballkanike ku kemi marr pjesë edhe në si Komunë e Ferizajt, ka marr pjesë Shyqyri Mehmeti drejtor i QPS-së e cila është mbajtur në Beograd. Kemi dalë si qytet më i mirë i organizuar sa i përket shërbimeve dhe standardeve implementuese të cilat ne i bëjmë, kemi qenë shembull për shërbimet sociale që ne ofrojmë”, ka thënë drejtori Karameta.

Për rëndësinë e këtyre takimeve dhe shkëmbim përvojash kanë folur dhe koordinatorja nacionale e projekteve për Kosovë dhe Shqipëri, Rrezarta Jashari; Petrit Sopjani; menaxher i projekteve në organizatën gjerman, GIZ; si dhe Shyqyri Mehmeti nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Me këtë rast edhe Shefki Lika nga Bashkia e Elbasanit, Deliman Nela nga Bashkia e Kukësit si dhe Rexhep Shaka nga Librazhdi, kanë falënderuar drejtuesit e Komunës së Ferizajt për pritjen e bërë duke theksuar se takime të tilla duhet të jenë shumë më të shpeshta, me të vetmin qëllim që të shkëmbejnë përvojat e tyre.

Me këtë rast në mënyrë të detajuar është bërë edhe një prezantim nga Leona Ejupi për organizmin e institucionit të Komunës së Ferizajt dhe të Qendrës për Punë Sociale për shërbimet që ofrohen.

Me këtë rast ky delegacion ka vizatuar edhe vende të ndryshme në qytetin e Ferizajt.

Të ngjashme