Ferizaj shumë shpejt do të bëhet me Qendër të Inovacionit

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 16:31 | Nga

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zyrtarë ministrin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj.

Menjëherë pas këtij takimi kryetari Aliu, ka theksuar se vizita e ministrit Beqaj është e veçante me vet faktin se tregon edhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës që do të ketër në katër vitet e ardhshme.

“Sigurisht që ne i kemi prezantuar dhe do të prezantojmë edhe projekte të tjera në vijim, që të jenë pjesë e angazhimeve qeveritare, por unë e vlerësoj të veçantë vizitën e ministrit Beqaj, për faktin se drejton një ministri shumë të rëndësishme, një ministri që është e re, por që lidhet shumë me vet qytetin e Ferizajt, lidhet me qytetin e Ferizajt, sepse është Ministri e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe pikërisht Ferizaj është qyteti më ndërmarrësin më të zhvilluar në Republikën e Kosovës dhe kjo e bën dyfishë më të rëndësishme vizitën e ministrit Beqaj”, ka thënë kryetari Aliu.

Numri një i Ferizajt, Agim Aliu tutje është shprehur se në takim është dakorduar edhe për formën e bashkëpunimit në të ardhmen. Ai po ashtu këtë të fundit e ka njoftuar lidhur edhe me projektet të caktuara që lidhen me Ministrinë e Inovacionit.

“I paraqita ministrit kërkesën që të mbështete komunën e Ferizajt, pikërisht për themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Teknologjisë, një premtim që unë e kam dhënë para qytetarëve ferizajas dhe tashmë po presim që ta realizojmë së bashku me ministrinë”, ka potencuar Aliu.

E nga ana tjetër ministri i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë është shprehur se Republika e Kosovës do ti ketë katër Qendra Inovative, dhe se njëra do të jetë pikërisht në qytetin e Ferizajt.

“Ne kemi thënë që do të themelojmë katër qendra, qendra e parë do të bëhet në Prishtinë dhe do të behet në bashkëpunimi edhe me Universitetin e Prishtinës, sepse gravitojnë një numër i madh i studenteve dhe Qendra e dytë do të jetë në Ferizaj, dhe kjo do të jetë në funksion edhe të ndërrmarrësisë, por edhe të Universitet të Ferizajt”, ka thënë Ministri.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakroduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme