Ferizajasi rrah gruan dhe kunatën, arrestohet

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi ka ushtruar dhunë ndaj grua dhe kishte sulmuar fizikisht edhe motrën e saj.

Sipas policisë, nuk raportohët për lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përveç këtij rasti, në raportin 24 orësh të policisë janë regjistruar edhe disa raste të dhunës në familje në Suharekë, Prizren, Skenderaj e Vushtrri

Suharekë, 14.07.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari është paraqitur në stacion, dhe gjatë intervistimit ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-bashkëshortes. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren, 14.07.2022-22:11. Njësitet policore në konsultim me prokurorin kanë ndaluar për gjashtë (6)orë të dyshuarin mashkull  kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është duke shkaktuar probleme në familjen e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas këndelljes është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Skenderaj, 13.07.2022 – 23:35. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj  kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri, 14.07.2022-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij femër kosovare.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme