Ferizajasit janë punëtorë, iu duhet një kryetar më i mirë

Ferizaj | 23 Sht 2017 | 22:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e Ferizajt janë model i njerëzve të vyeshëm e punëtorë, por atyre u duhet një kryetar dhe një qeverisje më e mirë. Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në hapje të fushatës zgjedhore në Ferizaj.

“Me PDK-në dhe Agim Aliun, ky qytet do të shndërrohet në një nga qendrat kryesore të zhvillimit ekonomik në vend”, ka theksuar Veseli në prezantimin e kandidatit të tyre për kryetar dhe të kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Sipas kreut të PDK-së, në Ferizaj ka shumë punë për t’u bërë, sikurse dhe në gjithë Kosovën.

Ai ka kujtuar qeverisjen e mëhershme të PDK-së, si “më e suksesshmja dhe pa asnjë aferë
korruptive”.

Më tutje, Veseli u shpreh se ka pak qytete në vend që në një kohë të shkurtër ka arritur transformim kaq të madh. “Kjo falë shpirtit të ndërmarrësisë të ferizajlive”.

“Ajo çfarë i duhet Ferizajt dhe Kosovës, është zhvillimi ekonomik. Askush nuk mund të jetë më afër qytetarëve të Ferizajt, doktorëve, bizneseve, fermerit, pos Agim Aliut”.

Kandidati i PDK-së për të drejtuar Komunën e Ferizajt, Agim Aliu, tha PDK-ja e ka dëshmuar se është promotore e vlerave qytetare, bashkëqeverisjes me dhe për qytetarët. “Ne, në mandatet tona qeverisëse, kemi arritur që Ferizajn ta kthejmë në një komunë elitare, me shërbime efikase dhe zhvillim në të gjithë sektorët komunal”, u shpreh ish-kryetari i Ferizajt, që po synon të rikthehet.

Sipas tij, duhet ndërhyrje urgjente në Ferizaj për të ndalë degradimin nga udhëheqja aktuale.

Të ngjashme