Fermerët e Rahovecit po aplikojnë për pagesa direkte në bujqësi

Rahovec | 28 Shk 2018 | 11:09 | Nga

Në komunën e Rahovecit përkatësisht në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZhR), është duke u bërë aplikimi nga ana e fermerëve për pagesa direkte të cilat jepen nga granti qeveritar, transmeton Ekonomia Online.

Drejtori i Drejtorisë së BPZhR-së, Berat Duraku, tha se si drejtori në koordinim edhe me kryetarin e Komunës, Smajl Latifi, kanë bërë me kohë njoftimin e fermerëve për hapjen e periudhës së aplikimit për pagesa direkte.

Në një komunikatë për medie nga kjo komunë thuhet se për të shkurtuar pritjen për aplikim, kanë angazhuar punëtorë shtesë me qellim që fermerët të mos presin gjatë dhe ata të aplikojnë në afatin e paraparë kohor.

“Drejtori Duraku, bën thirrje për të gjithë fermerët e komunës që konform afatit  të paraparë deri më 31 mars 2018 që të aplikojnë për të përfituar nga pagesat direkte-subvencionet, që bëhet në bashkëpunim në mes të komunës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në komunikatë.

 

 

Të ngjashme