Fero ndryshon stil jetese: Shfaqet për herë të parë në publik pasi vendosi t’i dedikohej fesë myslimane

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Fero ndryshon kurs në jetë: Shfaqet për herë të parë në publik pasi vendosi t’i dedikohej fesë myslimane

Artisti nga Gjilani, Feronit Shabani, është shfaqur për herë të parë në publik pasi njoftoi se ka vendosur t’i dedikohej fesë dhe të tërhiqet nga muzika.

Reperi i njohur me emrin artistik “Fero” është shfaqur në shoqërinë e dy miqve të tij në një kafene të enjten në mbrëmje, tregon një video të cilën e ka siguruar Paparaci.

Tri ditë më parë, reperi njoftoi se do ta lë muzikën që t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes.

Ai ka bërë të ditur se falet pesë herë në ditë dhe se është penduar për çdo këngë që e ka realizuar.

Në fillim të korrikut, reperi nga Gjilani u arrestua pas dyshimeve për dhunë fizike ndaj Arbenita Ismailit, bashkëshortes së tij me të cilën ndodhet në një proces të shkurorëzimit.

Të ngjashme