Festim Alidema i Llapit karrierën do ta vazhdojë në Kroaci

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është zyrtarizuar kalimi i top-sulmuesit të Llapit, Festim Alidema te ekipi kroat NK Slaven Belupo që luan në Ligën e Parë kroate.

Klubi llapjan ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook se Alidema nesër do të marrë rrugë për në Kroaci, derisa sot do të përshëndet me lojtarët dhe tifozët llapjanë.

“Klubi njofton të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëjë sot në stërvitjet e pasdites, pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtojë drejt Kroacisë për t’u prezantuar tek skuadra e tij e re. Festimi do t’i mungojë shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, kurse klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane”, ka njoftuar klubi.

Ndryshe, Festim Alidema shkëlqeu sezonin e kaluar me Llapin duke shënuar 11 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme