FFK për herë të parë pjesë e Konventës “Winter League Convention”

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Në Antalia të Turqisë, po zhvillohet edicioni i radhës së konvetës, “Winter League Convention”, në të cilën po trajtohen tema të rëndësishme për zhvillimin e më tejmë të futbollit.

Bajram Shala, në cilësinë e përfaqësuesit të FFK-sē, do te jetë një prej folësve, në mesin e shumë emrave të rëndësishëm të futbollit evropain, siç janë shumë ish-futbollistë të cilët mbajnë poste të ndryshme në klube e Federata të ndryshme, siç janë: Hamit Altintop, Sol Campbell, Nuri Sahin, Demba Ba, pastaj ish-gjyqtari i famshëm turk, Cuneyt Cakur si dhe ekspert të ndryshëm nga UEFA dhe nga Federatat tjera kombëtare e ndërkontinentale.

Aty do të flitet për procesin e skautimit dhe negocimit me futbollistët kandidatë për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare si dhe rolin e medieve në zhvillimin e futbollit.

Hapjen e edicionit të sivjetëm të “Winter League Convention” e kanë bërë kryetari i Federatës së Turqisë, Mehmet Buyukeksi dhe ministri i sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapoglu.

Të ngjashme