FFK publikon librin “Rregullat e Lojës”

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 10:10 | Nga

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar librin “Rregullat e lojës 2016/17”, me përkthim në gjuhën shqipe.

Ky libër është publikuar nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) në maj të këtij viti në gjuhën angleze.

Libri “Rregullat e lojës 2016/17” është vendosur në dispozicion të të gjithë të interesuarve në faqen zyrtare të FFK-së (www.ffk-kosova.com) në formatin PDF.

Sipas FFK-së ky libër nuk lejohet të shitet por shërben vetëm për përdorim nga FFK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme