Fifi reagon pas promos së Top Channel: Faleminderit që po ma shkatërroni jetën!

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Në një video tashmë të fshirë nga të gjitha rrjetet sociale, Big Brother VIP Albania paralajmëron rikthimin me edicionin e dytë

Në një nga insertet e promos është edhe pjesa kur Fifi humb ndjenjat në shtëpi gjatë netëve live dhe pikërisht për këtë reagoi këngëtarja me disa postime në Instagram ku ka etiketuar edhe Top Channel dhe Lori Hoxhën.

Ajo kritikon mediumin se ata akoma insistojnë që momenti kur ajo humbi ndjenjat ishte thjesht një aktrim dhe bindën një audiencë të tërë me këtë narrativë.

Artistja reagoi e revoltuar me të drejtë sepse ajo aty brenda ka përfaqësuar një personazh që është i hapur, që nuk ka frikë të shprehë emocionalitetin e saj, një artiste që krijon hite me një laps dhe letër, një artistë që argëton jo vetëm banorët por të gjithë ata që e ndiqnin nga shtëpia në 50 e më shumë ditët që ajo kaloi aty.

Më poshtë mund të ndiqni disa nga sekuencat e videove që ajo ka ndarë në Instagram.

Të ngjashme