Filis shfaqet e lumtur përkrah S4MM, publikon pamje të reja nga ceremonia e kurorëzimit

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ditë më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me partneren Filis Ismaili.

Çifti, të cilët u fejuan vitin e kaluar, njoftuan së fundmi se kanë ndërmarrë një hap tjetër në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Këtë herë ka qenë bashkëshortja e S4MM, ajo e cila ka ndarë një fotografi ku shfaqet e lumtur përkrah artistit shqiptar.

“Nuse e lumtur”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Të njëjtit u martuan në Belgjikë, pasi partnerja e tij jeton dhe vepron atje që një kohë të gjatë.

S4MM ndërkohë është duke shijuar suksesin e këngës së tij të fundit “Puerto Rico”, të cilën e solli dy muaj më parë në bashkëpunim me reprin Noizy.

Kënga e dyshes së famshme deri më tani ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve. 

Të ngjashme