Filloi fushata e dezinfektimit kundër rriqrave në Malishevë

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 11:22 | Nga

Në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatin Senik, ka filluar realizimi i fushatës për dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të Strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Këtë fushatë e kanë ndjekur nga afër edhe anëtarët e Shtabit Komunal. Me këtë rast, nënkryetari Rexhep Mazreku, ka kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues gjatë kësaj fushate. “Falë kësaj fushate, tri vite i kemi kaluar pa raste të vdekjeve nga ky virus”.

Drejtori për Shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se situata është nën kontroll dhe pavarësisht rasteve të thumbimeve, nuk kemi raste të infektuara me virusin e EHKK.

Komunën e Malishevës që nga pas lufta kanë vdekur 18 persona si pasojë e infektimit me virusin e EHKK, ndërsa në tri vitet e fundit nuk ka pasur asnjë rast infektimi.

Të ngjashme