Në qytetin e Rahovecit, nga buxheti i komunal, kanë nisur punimet në realizimin e projektit “Renovimin-fasadimin e objektit kolektiv në rrugën Sheh Mihedini”, objekt ky i cili është në qendër të qytetit të Rahovecit.
Për fillimin e punimeve në projektin “Renovimin-fasadimin e objektit kolektiv në rrugën Sheh Mihedini”, Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se pas përfundimit të të gjitha procedurave tenderuese, nga java e kaluar, kanë nisur punimet në projektit “Renovimi-fasadimi i objektit kolektiv në qytetin e Rahovecit”. Në kuadër të këtij projekti, është paraparë të suvatohet-fasadohet dhe të bëhet sanimi i pullazit të kësaj ndërtese.