Fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 14:34 | Nga

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se sot do të fillojë faza e katërt e Dezinsektimit Hapësinor në Prishtinë.

Ai ka thënë se e kanë zgjedhur këtë moment pasi që këtë javë është paraparë mot pa reshje dhe i qëndrueshëm, ku edhe efekti i dezinsektimit  është më i madh.

“Sot, e shtunë, 4 gusht fillon faza e katërt e Dezinsektimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës . Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha pregatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje , për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit. Në rast të rreshjeve të shiut , puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Duke u bazuar në këto të dhëna, edhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë , duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve”.

“Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të më poshtme nëpër lagje e caktuara”.

Më poshtë keni datat dhe vendet të cilat do të dezinsektohen:

04.08.2018: PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET -SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE

05.08.2018: DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI

06.08.2018: PRISHTINA E RE (VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT

07.08.2018: BREGU I DJELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE dhe KOLOVICË E RE

08.08.2018: TASLIXHE, VELANI, GËRMI, MAT, SOFALI, TAUKBASHQE

09.08.2018: HAJVALI, BARILEVË, PRUGOVC, BËRNICË E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, , TENESHDOLL E VRANIDOLL

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme