Fillon festivali Frankofon në Kosovë, sivjet i kushtohet komedisë dhe humorit

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 12:53 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Francës në Kosovë ka mbajtur konferencë për media për të dhënë detaje për edicionin e 19-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Me këtë rast, Albert Prenaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, ka thënë se përmes kësaj, synojnë që të arrihet paqja dhe promovimi i të drejtave të njeriut. 

“Këtu jemi bashkuar që ta hapim javën e filmit francez. Jam i lumtur të ju pres këtu dhe e falënderoj ambasadën franceze që na ka besuar organizimin e kësaj jave, cdo vit organizohen aktivitete për shënimin e Frankofonisë. Për 19 vjen java e filmit  frankofon mbledhë shumë dashamirë të Frankofonisë, përmes kësaj synojmë që të promovojmë barazinë të drejtat e njeriut dhe paqes”, tha ai

Ambasadorja franceze Marie Cristine Butel e hapi javën e frankofonisë dhe tha se këtë vit dhe tha se këtë vit java do t’i kushtohet komedisë dhe humorit.

“Kam kënaqësinë të shpalli të hapur edicionin e 19-të, ku kemi zgjedhur ketë vit të promovojmë komedinë dhe humorin, ku do të shfaqen komedi në Prishtinë, Prizren dhe vende të tjera. Në vitin 2018 u bë anëtare vëzhguese e Frankofonisë, përveç këtyre sukseseve institucionale Kosova tani është një akterë në botën e frankofonisë. Këtë vit kemi vendosur që regjisoren Blerta Zeqiri ta nderojmë me çmimin e “letrave të arta”. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e ministrisë se punëve të jashtme asaj të kulturës dhe ambadadat partnere”, ka thënë ajo.

Nga Ambasada e Zvicrës- Pauline Menthonnex – Gavaferri  tha se kinematografia ndikon në luftimin e stereotipave.

“Dëshiroj të falënderoj ambasadën e Frances dhe Kosovën për promovimin e javës frankofone, në Zvicër jetojnë shumë frankofonë kemi kënaqësinë të promovojmë javën frankofone pasi kemi shumë shqiptarë frankofon. Kinematorgafia përbën një mjet të jashtëzakonshëm për të luftuar stereotipat, ambasada e Zvicrës mezi pret të ju shoh në shfaqjen e filmave frankofone”, tha ajo.

Natasha Gomes nga Ambasada e Luksemburgut tha se shteti saj i ka kushtuar rëndësi të madhe javës së frankofonisë, pasi gjuha frënge është gjuhë zyrtare në Luksemburg

“Lyksenburgu ka 3 gjuhë zyrtare frëngjishtja është një ndër gjuhët tona zyrtare, luksenburgu i kushton një rëndësi të madhe gjuhës frënge, jemi anëtarë të organizatës së frankofonisë. Jemi shumë të kënaqur dhe falënderojmë ambasadën francezë që na ka ftuar, filmi që do të shikoni është në gjuhën luksenburge dhe franceze dhe ka të bëjë me një hero tonin që shfaqet në mënyrë humoristike”

Jehona Rashiti- nga ministria e kulturës tha se ministria e kulturës do të mbështes vazhdimisht javën frankofone.

“Jam e lumtur që java e filmit frankofon do ti kushtohet komedisë, ne si ministri e kulturës e shohim të rëndësishëm vitin 2014 që Kosova është bërë pjesë e Frankofonisë, Kosova ka shumë frankofon që e pëlqejnë kulturën dhe filmin francez, ne si MKRS do të vazhdojmë ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me mjete”

Ndërkaq, Jean Luis Servais shef i misionit belg në Kosovë tha se përmes gjuhëve arrihet diversitet më i madh.

Të ngjashme