Vazhdojnë punimet në disa projekte në Komunën e Rahovecit
Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve të cilat janë në të mirë të qytetarëve të saj.
Projektet të cilat janë duke u realizuar është ai për meremetimin e rrugëve të dëmtuara dhe kubëzimi i një rruge në fshatin Ratkoc.
Ecurin e punëve në këto projekte i ka parë nga afër, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike Muhamet Behra.
Behra tha se punimet në të dy projektet janë duke shkuar ashtu siç është e paraparë.
“Projekti i cili ka të bëjë me kubëzimin e një rrugë në fshatin Ratkoc është në përfundim e sipër dhe gjatësia e rrugës është 237 metra, me gjerësi 5 metra vlera e këtij projekti 20,857.89 euro” ka theksuar Drejtori për Shërbime Publike Muhamet Behra.
Projekti i meremetimit të rrugëve të dëmtuara ka nisur nga dita e martë dhe është duke u punuar në rrugën “Xhelal Hajda-Toni, në qytetin e Rahovecit për të vazhduar nëpër fshatrat ku janë evidentuar se duhet të meremetohen rrugët të cilat janë dëmtuar.