Fillon ndërtimi i rrugës Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 11:49 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, kanë bërë inaugurimin e fillimit të ndërtimit të segmentit rrugor Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi.

Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës me një gjatësi prej 5 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 439 916 54 euro.

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku tha se banorët e kësaj anë do të jenë përfitues nga ky projekt. Ai theksoi se do të vazhdojnë dhe me përurime tjera në Komunën e Lipjanit.

Zharku po ashtu tha se përpos këtij projekti janë në procedura të prokurimit për fillimin e projekteve tjera infrastrukturore në komunën e Lipjanit.

“Së shpejti do të vazhdojmë me rehabilitimin e rrugës Lipjan-Magurë, dy rreth rrotullimeve që janë shumë të rëndësishme e që është ajo e Janjevë-Banullë te burgu i Lipjanit. Në anën tjetër kemi biseduar që për vitin e ardhshëm të përfshihen edhe disa projekte tjera me prioritetet që i keni ju si komunë dhe që bëhen në bashkëpunim me qytetarët e juaj”.

“Ne do t’iu ndihmojmë jo vetëm juve, por edhe të gjitha komunave tjera për të rregulluar infrastrukturën lokale. Me këtë infrastrukturë nuk është vetëm lidhja e dy fshatrave, por jemi të bindur që kjo është një infrastrukturë shumë më e mirë, krijon një bazë për zhvillim ekonomik më të mirë, punimin e këtyre tokave dhe zhvillimin e bujqësisë”, ka thënë Zharku.

Ndërsa Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti tha se është një nga projektet më të mira që e kanë në atë pjesë. Ai theksoi se është një arterie e mirë e kësaj rruge dhe do të ndikojë shumë në perspektivë në zhvillimin e kësaj zone.

Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga banorët e asaj pjese që mos të pengojnë gjatë punimeve në realizimin e këtij projekti.

smallush

lutfi zharku

rruga ne lipjan

Të ngjashme