Fillon pastrimi i rrugëve në Drenas

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Si masë shtesë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, Komuna e Drenasit në koordinimin me KRM “Pastrimi”, kanë bërë pastrimin e rrugëve në Drenas.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Komunë.

“Ne të tjerët i ndihmojmë duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë. Komuna e Drenasit falënderon ekipin e KRM “Pastrimi” për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve. Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë vetën dhe të tjetër. Së bashku mund të tejkalojmë këtë sfidë, duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme dhe duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.”, është thënë në këtë komunikatë.

Të ngjashme