Fillon periudha e votimit për diasporën, përfundon më 12 nëntor

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar sot periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të gjithë qytetarët që janë regjistruar votues jashtë Kosovës për raundin e parë, ka filluar sot periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

“Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/ . Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme