Fillon pjesa e dytë e Provimit të Maturës

Prishtinë | 03 Sht 2016 | 10:46 | Nga

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se ka filluar në të gjitha qendrat në Kosovë pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) dhe sipas raporteve të kryetarëve të qendrave testimi i maturantëve ka filluar me kohë dhe gjithçka është duke shkuar në rregull.

Janë mbi 8 500 maturantë të cilët nuk kanë mundur të arrijnë pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit, të cilët sot po testohen në pjesët e dytë të Provimit të Maturës, në lëndët profesionale.

Provimi i Maturës është organizuar në 86 qendra të testimit në gjithë vendin, po administrohet nga 600 administrues dhe po monitorohet nga monitorues të angazhuar nga MAShT.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme