Komuna e Rahovecit, ka filluar zbatimin e projektit i cili ka të bëjë me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mbeturinave të ngurta.
Kompania e cila është kontraktuar nga Komuna për të realizuar këtë projekt, punimet i ka nisur në mirëmbajtjen e mbeturinave në rrugën nga hyrja e qytetit të Rahovecit.
Ecurinë e fillimit të projektit për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mbeturinave e ka parë nga afër Muhamet Behra, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike i cili ka thënë se fillimisht janë duke u larguar mbeturinat në hyrje-dalje të qytetit të Rahovecit.
Pas pastrimit të mbeturinave në hyrje të qytetit, do të vazhdohet me largimin e mbeturinave të ngurta edhe nëpër fshatrat, si: Brestoc, Nagac, Retij, Zoqishtë, Bratotin dhe Vrajak.
Vlera totale e këtij projekti, është rreth 20 mijë euro dhe bazuar në dinamikën e punimeve, largimi i këtyre mbeturinave pritet të përfundoj brenda vitit 2016.