Fillon rregullimi i miniparqeve në qytetin e Ferizajt

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar rregullimi i miniparqeve në qendrën e qytetit të Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se ka filluar projekti për rregullimin e miniparqeve në qendrën e qytetit.

Ishujt e deritanishëm do të rikonstruktohen, drunj të rinj do të mbillen e do të krijohen hapësira më të gjera për lulet dekorative, për ta kthyer në një kopsht publik të bukur, qendrën e qytetit, tha ndër të tjera Kryetari Aliu.


Të ngjashme