Fillon takimi Thaçi-Vuçiq

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 11:01 | Nga

Presideni i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur takimin me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, pas përfundimit të takimit mes Ekipit Negociator të Kosovës dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederika Mogherini.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian ka mbledhur dy presidentët si vazhdim i fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për herë të parë, Kosova, në fazën e fundit të këtij dialogu, është duke u përfaqësuar nga një delegacion i gjerë, i përbërë nga presidenti dhe liderët e partive të koalicionit qeverisës.

Delegacioni kosovar është takuar mbrëmë me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme