Filluan punimet në të dy projektet e fituara nga UNDP-ja

Lipjan | 05 Tet 2016 | 18:41 | Nga

Kanë filluar punimet në dy projektet e fituara nga UNDP: Rregullimi i infrastrukturës se varrezave të qytetit dhe rregullimi i infrastrukturës në oborrin e Xhamisë, Mulla Sherif Ahmeti në Lipjan në vlerë rreth 120 000 euro.

Këto dy projekte janë të një rëndësie të veçantë sepse gjendja aktuale si në oborrin e Xhamisë po ashtu edhe në varrezat e qytetit ka qene jo e mirë.

Nën kujdesin dhe përkushtimin e Komunës së Lipjanit dhe bashkëpunimin e ngushtë me Bashkësinë Islame në Lipjan, Policinë e Kosovës dhe qytetarët lipjanas me implementimin e këtyre dy projekteve shumë të rëndësishme Lipjani do të ketë infrastrukturë moderne në Xhaminë dhe varrezat e qytetit.

Komuna e Lipjanit, po ashtu, ditëve të fundit ka përfunduar edhe asfaltimin e rrugës për të varrezat e qytetit.

Urojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe Bashkësinë Islame t’i gëzojnë këto projekte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme