Kuvajti ka vendosur të heqë nga të gjitha kinematë filmin “E bukura dhe bisha”. Shkak për këtë është bërë një “skenë homoseksuale”, e cila zgjat dy sekonda.
Filmi është shfaqur nëpër kinematë e këtij vendi me shumicë myslimane që nga dita e enjte, por ata që kishin blerë bileta për ditët në vazhdim, morën një mesazh nga Kompania Kombëtare e Kinematografisë së Kuvajtit se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”.
“Momenti gay” do të vijë gjatë një skenë në të cilën LeFou shërbëtori i Gaston zbulon seksualitetin e tij. Ndërkaq, drejtori Bill Condon ka thënë se përmes karakterit LeFou do të shfaqet “momenti ekskluziv gay”. LeFou do të jetë dikush që në një ditë dëshiron të jetë Gaston dhe në një ditë tjetër dëshiron të puth Gaston”, ka thënë Condon.
Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër. Homoseksualiteti dënohet deri me 6 vite burg në Kuvajt.