Filmi “Lost Exile”, me premierë edhe në Kosovë

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 17:20 | Nga

“Lost Exile”, flet për historinë e një vajzë që tenton të largohet nga Kosova për në Hungari e ngecë në Serbi, flet më së miri për tmerrin që kaluan emigrantët e Kosovës për një jetë më të mirë.

Në kategorinë e filmave të shkurtër ndërkombëtar në DokuFest, tashmë në konkurrencë është edhe filmi i metrazhit të shkurtër i regjisorit të ri kosovar Fisnik Maxhuni.

“Lost Exile”, i cili së fundmi është pranuar edhe në Locarno Film Festival, premierën kosovare do ta ketë në festivalin e filmave të shkurtër dhe dokumentarëve që edicionin e 15-të do ta mbajë nga data 5 deri me 11 gusht.

“Lost Exile”, flet për historinë e një vajzë që tenton të largohet nga Kosova për në Hungari e ngecë në Serbi, flet më së miri për tmerrin që kaluan emigrantët e Kosovës për një jetë më të mirë. Filmi do të jetë në tri gjuhë, atë shqipe, serbe dhe angleze, ndërsa dy personazhet kryesore i sjellin aktorët May-linda Kosumoviq dhe Arben Bajraktari.

Ky film është koproduksion ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, është i financuar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës si dhe Ministria e Kulturës së Zvicrës e po ashtu edhe televizioni nacional i Zvicrës ka financuar dhe i ka blerë të drejtat e filmit, por në Kosovë vetëm Ikonë studio, si kompani ka participuar në buxhet të filmit me një shumë simbolike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme