Fitore Pacolli: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, lojë e PDK-së

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 16:42 | Nga

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitore Pacolli ka theksuar theksuar se VV-ja mbetet kundër formës së Gjykatës Speciale.

Ajo në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se mënyra se si është tentuar të bëhet shfuqizimi i Speciales, ka qenë lojë e Presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka përdorur PDK-në për këtë çështje.

“Ai është një President i cili më shumw përfaqëson PDK-në se sa qytetarët e Kosovës. E ka bërë këtë lojë që ta vendos veten si faktor të rëndësishëm në raport me Gjykatën Speciale, duke iu dërguar sinjal atyre. Ne si VV e kemi konsideruar si lojë të PDK-së”, ka shtuar Pacolli.

Sipas saj, tashmë në Strategjinë për Zgjerime të Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, është përmendur dy herë kushti i Gjyaktës Speciale.

Ajo ka folur edhe për Strategjin♪7 e Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se strategjia e BE-së njeh më në fund zyrtarisht “kapjen e shtetit” që ka ndodhur në rajon e veçanërisht në Kosovë.

“Strategja flet në përgjithësi, ajo flet më shumë për Malin e Zi dhe Serbinë, derisa për Kosovë flet fare pak. Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përmendet tri herë. Aty thuhet se nga ky normalizim Serbia do të përfitojë në rrugën e saj të integrimit evropian, ndërsa për Kosovën thuhet se duhet të përmbushen kushtet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocim (MSA), por nuk premtohet asgjë konkrete”, ka theksuar Pacolli.

Ajo ka folur edhe për qëndrimin e VV-së, sa i përket demarkacionit, duke thënë se kjo marrëveshje duhet të rikthehet në rishqyrtim.

Të ngjashme