Gonzalo Higuain ka dhënë deklaratën e parë si lojtar i Juventusit dukë thënë se është i lumtur që gjendet në Torino dhe e dëshiron Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi sot ka zbritur në Torino ku është pritur nga disa tifozë si në aeroport ashtu edhe në J medical.
“Jam i lumtur që jam këtu për të nisur këtë aventurë të re. E gjithë ajo që jam duke menduar është të stërvitem mirë dhe të jap më të mirën në fushë’.
“Shpresojë ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Jam duke menduar se si do të luajmë me Paulo Dybala”, ka thënë Gonzalo.
Higuain ka kaluar për shifrën e 90 milionë eurove te Juve nga Napoli.