Flet mjeku nga QKUK-ja: Personat që u theren mbrëmë, jashtë rrezikut për jetën

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 10:27 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë mbrëmjes së kaluar, në rrugën “Ahmet Dërguti, në Prishtinë, janë sulmuar dy persona që kanë qenë duke ecur në këtë rrugë.

Dy viktimat janë sulmuar nga disa persona të panjohur përderisa kanë qenë duke kaluar me veturë.

Është mësuar se viktimat kanë qenë njëri i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore ku ky i fundit ka pasur lëndime më serioze ku është dërguar në QKUK për ndërhyrje kirurgjikale.

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu, në një prononcim për Ekomomia Online, tha se mbrëmë në QKUK është pranuar një pacient i cili është sulmuar me thikë dhe ka marrë lëndime serioze.

“Mbrëmë është pranuar një pacient i lënduar me mjete të mprehta, thikë, që erdhi në emergjencë dhe pas konsultave dhe imazherive që janë fituar që lëndimet janë serioze është bërë trajtimi intervenues në emergjencë në sallën kirurgjike. Në sallën kirurgjike është parë se pacienti është lënduar në pjesën e toraksit, pjesa e abdomenit, në lukth dhe tek diafragma”, tha ai.

Sallahu ka njoftuar se pacienti pas intervenimit i është ndalë gjakderdhja dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas intervenimit që i është bërë, pacientit i është ndalë gjakderdhja dhe tani është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa tani pacienti vazhdon të mjekohet në repartin e Kirurgjisë Abdominale”. Për shkak të lëndimeve që kanë qenë pacienti duhet të lirohet brenda 7-10 ditëve”, tha në fund Sallahu.

Ky incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Të ngjashme