Flet shefi i Intensives në QKUK: Gjendja e dy të plagosurve për momentin është stabile

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 12:44 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy të plagosurit në ditën e enjte në “Lagjen e Spitalit” në kryeqytet po vazhdojnë të mbahen nën përkujdesje intensive në QKUK.

Shefi i Intensives, Shaqir Uka, në një prononcim për Ekonomia Online tha se gjendja e dy të plagosurve për momentin është stabile.

“Dy të lënduar nga ky aksident me armë zjarri të cilët janë sjellë në qendrën emergjente pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjike të cilat kanë qenë të domosdoshme janë sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në mjekim intensiv qendror ku vazhdon edhe më tutje qëndrimi dhe trajtimi i tyre. Gjendja e përgjithshme e tyre për momentin paraqitet stabile duke pasur parasysh parametrat vital të cilat jemi duke i përcjellë gjithsesi tërë kohën nën veprimin e barnave dhe aparaturës edhe pse lëndimet janë mjaftë serioze”.

“Neve jemi në fazën e ekzaminimeve shtesë të tyre ekzaminimet të cilat për shkak të gjendjes së rëndë edhe situatës urgjente nuk kanë arritur të bëhen dje dhe jemi në pritje të rezultateve të analizave laboratorike”.

Nga përleshja më armë zjarri mbetën të plagosur pesë persona, ku dy prej tyre më pas ndërruan jetë në QKUK.

Policia deri më tash ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast.

Sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë dy familje për shkak të kontestit pronësor, edhe pse nde nuk dihen motivet e këtij rasti.

Të ngjashme