Fluturimi i dytë holandez i transporton Malit të Zi ndihmë shtesë mjekësore për reagim ndaj COVID-19

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Në mbështetje të përpjekjeve të Aleatëve kundër pandemisë globale COVID-19 dhe pas kërkesës së Malit të Zi për ndihmë, Holanda dorëzoi një tjetër grup të pajisjeve mbrojtëse dhe furnizimeve mjekësore nga Pekini deri në Podgoricë. Kërkesa u realizua përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantik të NATO-s për Reagim ndaj Fatkeqësive, mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimit ndaj fatkeqësive.

Dorëzimi është bërë dje me një aeroplan ngarkesash. Ai përbëhej nga 55 m3 pajisje mbrojtëse personale (maska, dorëza, syze, rroba mbrojtëse, sete për testim dhe ventilatorë). Ai gjithashtu përfshiu 5 milion pajisje mbrojtëse personale për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe 1m3 për Shqipërinë. Në  gjysmën e dytë të prillit, Holanda veç kishte transportuar nga Pekini në Podgoricë 7 mijë kilogramë / 70m³ pajisje mbrojtëse personale dhe pajisje mjekësore, përfshirë këtu maska, dorçza, sete për testim, rroba mbrojtëse, syze, termometra dhe mburoja të fytyrës. Ky dorëzim u krye gjithashtu pas kërkesës së Malit të Zi për ndihmë,  e cila u bë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike të NATO-s për Reagim ndaj Fatkeqësive.

Qendra operon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe bashkërenditë kërkesat e Aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, si dhe ofron ndihmë për të përballuar pasojat e krizave të mëdha të tilla si pandemia COVID-19. Mekanizma të tjerë të ndryshëm janë përdorur në të dyja rastet, përfshirë ndihmën mjekësore të BE-së për Malin e Zi të siguruar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, blerje nga qytetarë malazezë (që banojnë në Mal të Zi dhe jashtë tij), dhe donacione nga Kina.

Në prill, Mali i Zi gjithashtu pranoi maska, kominoshe dhe sete për testim nga Turqia, që erdhën si pjesë e furnizimeve mjekësore të dhëna nga Turqia për Aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në Ballkan, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë. Për më tepër, përmes Komandës Evropiane të Sh.B.A., SHBA-ja i dhuroi Malit të Zi furnizime mjekësore për Qendrën Klinike të Podgoricës – përfshirë 3 monitorues pacientësh “Dräger Vista 120”, 210 komplete me infuzione dhe një pompë infuzioni.

Të ngjashme