FMN-ja i jep 1,8 miliard $ Greqisë

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 17:18 | Nga

Këshilli i drejtorëve të FMN-së arriti pajtueshmëri parimore që Greqisë t’i jepet e drejta të shfrytëzojë kredi prej 1,6 miliard euro (1,8 miliard dollarë).

Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici e cilësoi sot si sinjal shumë pozitiv për tregjet marrëveshjen në parim të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mbështetje financiare për Greqinë.

“Vendimi i marrë nga FMN-ja është një lajm shumë i mirë. Bëhet fjalë për një tregues të ri pozitiv për rikthimin e besimit të partnerëve ndërkombëtarë të Greqisë dhe një sinjal shumë pozitiv për tregjet”, theksoi Moscovici, në një deklaratë.

“Kjo pjesëmarrje e FMN-së hap rrugën për një disbursim të ardhshëm, sigurisht më pak i rëndësishëm se ai i evropianëve, por i mirëpritur dhe i dobishëm për ekonominë greke”, shtoi komisioneri francez.

Moscovici do të shkojë më 25 korrik në Athinë për bisedime me kryeministrin e së majtës, Alexis Tsipras dhe ministrin e Financave, Euclide Tsakalotos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme