Foggo: KFOR-i do ta ruajë paqen, pavarësisht sfidave që mund të shkaktojë dialogu

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 10:49 | Nga

Ka qëllime që në kuadër të dialogut Beograd- Prishtinë në shtator të zhvillohet një debat i gjerë me BE-në dhe do të më vinte mirë të dëgjoja planet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli James Foggo, transmeton Koha.net.

Ai në një intervistë për gazetën e Beogradit “blic” ka thënë se nëse ekziston dialogu për çështjet fundamentale, që i kanë të dyja palët dhe që kanë mendime të ndryshme, ekzistojnë edhe grupe nga të dy anët që nuk pajtohen me liderët në përparimin e dialogut paqësor dhe kjo nganjëherë mund të sjellë edhe trazira. .

Foggo ka përkujtuar KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe se ka mandat të veprojë si instancë e tretë në Kosovë, pas institucioneve të saj e Policisë dhe EULEX-it e në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB-së e cila parasheh që KFOR-i të ruajë ambient të qetë dhe lëvizje të lirë.

“Këtë po e bëjmë shumë mirë dhe nuk ka dyshim se kështu do të vazhdojmë pa marrë para sysh të gjitha sfidat e ardhshme që mund të dalin gjatë dialogut në muajt në vijim”, ka thënë Foggo.

I pyetur se çfarë do të ngjajë nëse ndodh konflikti rreth kufijve, Foggo thotë se kufijtë janë bërë me marrëveshje ndërkombëtare dhe se për ruajtjen e paqes janë të ngarkuara jo vetëm NATO e KFOR-i, por edhe Ushtria e Serbisë me të cilën, tha ai, kemi marrëdhënie të mira, tha Foggo.

Duke folu për situatën në Kosovë, ai përfundoi se është pozitive që të rinjtë kanë entuziazëm për të ardhmen e qetë, porse është negative që janë vënë pengesa në Urën e Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme