FOL: Për 5 vjet janë marrë 361 masa disiplinore ndaj nëpunësve civilë, burrat prin me 87% të rasteve

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 15:48 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja “FOL” në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsionit 2022” ka publikuar raportin “Masat disiplinore kundër nëpunësit civilë për korrupsion dhe shkelje etike”, raporton Ekonomia Online.

Burbuqe Kastrati, nga kjo organizatë tha se ky raport zbërthen korrupsioni në administratën publike dhe shkeljet etike të nëpunësve civilë.

Sipas Kastratit, bazuar në këto të dhënat nga Qeveria e Kosovës, për pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2017 deri në vitin 2021, vlerësohet se janë marrë 361 masa disiplinore ndaj nëpunësve civilë, ose mesatarisht 72 masa disiplinore në vit.

Ndërkaq, sa i përket llojit të shkeljeve të kryera, rezulton se ndaj nëpunësve civilë janë marrë 258 masa disiplinore për shkelje të rënda, ku përfshihen edhe rastet e korrupsionit, ndërsa 103 masa për shkelje të lehta.

Sipas saj, sa i përket asaj se a janë shkelës më të mëdhenj në shërbimin civilë të Kosovës burrat apo gratë, sipas të dhënave del se burrat janë kampionët e shkeljes së etikës dhe legjislacionit kundër korrupsionit.

“Në sektorin publik janë të punësuar 82 mijë njerëz, prej të cilëve rreth 14 mijë konsiderohen shërbyes civilë. Kosova ka një kornizë shumë të fuqishme ligjore për të forcuar etikën në administratën publike dhe shërbimin civilë. Ky ligj i ndan shkeljet në dy kategori, shkelje të rënda dhe të lehta”, tha ajo.

“Qeveria ka forcuat kuadrin ligjor për të luftuar korrupsionin në administratën publike. Bazuar në të dhënat e raportuar nga qeveria për pesë vitet e fundit, nga viti 2017 deri në vitin 2021 janë marr 361 masa disiplinore ndaj nëpunësve civilë, ose 72 masa disiplinore në vit. Ndaj nëpunësve civilë janë ndërmarr 258 masa disiplinore për shkelje të rënda, ndërsa 103 për shkelje të lehta”.

“Bazuar në të dhënat e disponoheshe, gjatë pesë viteve të fundit, shumica dërrmuese e masave disiplinore janë marrë ndaj meshkujve 171 krahasuar me vetëm 26 gra. Në përqindje kjo tregon se 87% e të gjitha shkeljeve në shërbimin civilë të Kosovës janë kryer nga meshkujt”.

“Shprehur në përqindje del se 71 % e të gjitha shkeljeve të kryera nga viti 2017 deri në vitin 2021 përfshinin shkelje të rënda”, tha ajo.

“Institucionet nga niveli qendror i qeverisjes, si ministritë dhe agjencitë ekzekutive, kanë një numër më të madh të rasteve të shkeljes së legjislacionit të etikës dhe ligjit antikorrupsion në krahasim me nivelin komunal. Në bazë të të dhënave të disponueshme nga viti 2017 deri në vitin 2020, del se 63 % e masave të raportuara ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit kundër korrupsionit vijnë nga institucionet e nivelit qendror”, tha Kastrati.

Pjesë e koalicionit të OJQ-ve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme