FOL: Përpjekjet për pavarësi dhe paanshmëri të sistemit të drejtësisë ende vazhdojnë të mbeten sfiduese

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mexhide Demolli Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes “FOL”, ka thënë në bazë të dhënave të organizatave kredibile të vendit del se ndërhyrja e politikës, administrata jo efikase dhe prania e lartë e korrupsionit janë duke u bërë pengesat kryesore për zbatimin e mekanizmave ekzistues për luftimin e korrupsionit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ajo këto deklarata i bërë në një organizim në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila shtoi se përpjekjet për pavarësi dhe paanshmëri të sistemit të drejtësisë ende vazhdojnë të mbeten sfiduese në vend.

Ajo theksoi se në bazë të raporteve, Kosova gjendet në stadet e hershme të luftimit të korrupsionit.

“Luftimi i korrupsionit në Kosovën tonë kërkon veprim sistematik dhe bashkëpunim zëngjiror të institucioneve publike, si dhe përfshirje aktive të të gjithë qytetarëve. Krijimi i politikave të qëndrueshme, reformimi legjislativ si dhe ndërtimi i institucioneve të forta janë disa nga parakushtet për triumfin të gjithëmbarshëm në luftën kundër korrupsionit. Raportet e ndryshme që analizojnë gjendjen faktike të rezultateve nga lufta kundër korrupsionit në Kosovë theksojnë se Kosova gjendet në stadet e hershme të luftimit të korrupsionit. Përpjekjet për pavarësi dhe paanshmëri të sistemit të drejtësisë ende vazhdojnë të mbeten sfiduese”.

“Rekomandimet e organizatave kredibile të vendit tregojnë se ndërhyrja e politikës, administrata jo efikase dhe prania e lartë e korrupsionit janë pengesat kryesore për zbatimin e mekanizmave ekzistues për luftimin e korrupsionit. Si konkluzion i pasqyrës së madhe thuhet se Kosova ka punë të madhe para vetës në luftimin e korrupsionit dhe se ka ende shtigje për të shkelur deri në zbatimin në mënyrë adekuate të legjislacionit anti korrupsion”, tha ajo.

Lëvizja FOL, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, realizoj edhe performancën artistike të emëruar “Realitetet e papame të transparencës radikale” nga artisti Driton Selmani.

Videoja e shfaqur në këtë ngjarje sipas organizatorëve, pret narrativen e padurueshme të premtimeve të shkelura të pushtetit. Sipas tyre kjo përformacë nxjerr në pah realitetin aktual të zotimeve të pa mbajtura nga pushteti. 

E gjitha kjo performancë artistike u përcoll nënë tingujt e trumbetës.

Të ngjashme