Fondi i sigurimeve duhet të sigurohet

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 09:31 | Nga

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nga janari i vitit që vjen do të fillojë me mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore. Por, ekspertët theksojnë edhe nevojën e fillimit të implementimit të sistemit të pagesave, duke zgjedhur metodën më të përshtatshme dhe që siguron qëndrueshmërinë e Fondit

Pasi nuk arritën që verën e këtij viti, siç ishte paralajmëruar të fillojnë me mbledhjen e premuimeve për sigurimet shëndetësore, tashmë zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë data të reja.

I pari i shëndetësisë kosovare, ministri Imet Rrahmani, ka thënë se mbledhja e premiumeve do të fillojë në janar të vitit 2017, qysh edhe është marrë vendimi i Qeverisë, shkruan gazeta Zëri.

Rrahmani këto komente i ka bërë para ekspertit slloven të sigurimeve shëndetësore Dorjan Marushiq, i cili po i njofton drejtorët e institucioneve shëndetësore për përcaktimin e implementimit të sistemit të pagesave të shërbimeve bazuar në sistemin e ashtuquajtur DRG (Diagnosis-related group).

Ky sistem në zbërthim nënkupton diagnozat që lidhen me grupet e sëmundjeve si dhe në vete përmban edhe aktivitetin e raportimit të shërbimeve që kryen spitali.

Ministri Rrahmani tha se në kuadër të veprimeve të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në përgatitje për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore, është punuar edhe në përcaktimin e metodës së sistemit të pagesave të shërbimeve, bazuar në sistemin e ashtuquajtur DRG

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme