Forca e Sigurisë së Kosovës nderon familjen Jashari dhe veprën e UÇK-së

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 10:14 | Nga

Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe ditëlindjes së Komandatit Legjendar Adem Jashari, Ministri i FSK-së Haki Demolli bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz.

Me rastin e kësaj feste, Ministri Demolli tha se falë veprës dhe sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes së tij, e të të gjithë dëshmorëve të rënë, sot mund të kremtohen të gjitha festat në liri, njofton Klan Kosova.

‘’Me rastin e sakrificës jashtëzakonisht të madhe të familjes Jasharaj, ne sot mund të festojmë, festat familjare, festat shtetërore. Prandaj për nder të kësaj dite, Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, Lavdi veprës së UÇK-së’’ ka përfunduar Demolli. (Klan Kosova)

ministri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme