Forca të shtuara të Policisë janë vendosur tek baza e EULEX-it, në Zonën Industriale raporton Ekonomia Online.
Ata janë vendosur aty pas vendimit që u shpall sot në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.
Katërshja e UÇK-së, u dënua më 81 vjet burgim nga Specialja.
Ndërsa qytetarë janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt zyrave të EULEX-it.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me aktgjykimin e sotëm, ndërsa situata, sipas informacioneve të deritanishme, është qetësuar.

