Fordi synon të nisë prodhimin në ShBA më 18 maj

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Fordi planifikon që të rifillojë prodhimin në Amerikën Veriore në disa faza, duke filluar nga 18 maji, raporton Reuters.

E në këtë datë Fordi synon të kthejë në fabrikat e saj edhe disa punëtorë, puna e të cilëve s’mund të bëhet nga distanca, siç janë ata të modelimit dhe të testimit të automjeteve, transmeton koha.

“Kjo përfshinë rreth 12 mijë punonjës në Amerikën e Veriut”, ka thënë kompania.

Pandemia Covid-19 ka goditur edhe tregun e automjeteve, dukë bërë që shumë kompani të mbyllin pothuajse krejtësisht vendet e punës, e tashmë kanë nisur t’i kthehen normalitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme