Formacionet e mundshme të ndeshjes Inter – Juventus

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Juventusi do të ndeshen sot (e diel) në mbrëmje në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në takimin mes rivalëve të urryer që do të zhvillohet nga ora 20:45 në Giuseppe Meazza.

Vendasit vijnë në këtë takim nga një formë e lartë në kampionat me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshjet e luajtura dhe presin tri pikët e radhës.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë pa humbje këtë sezon me pesë fitore dhe një barazim, ndërsa synojnë rezultat pozitiv edhe në këtë udhëtim.

Sikurse Antonio Conte, ashtu edhe Maurizio Sarri si duket kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme në këtë derbi.

Te Interi balotazhi i vetëm thuhet të jetë mes Danilo D’Ambrosios dhe Antonio Candrevas, ku i pari thuhet se është më i favorizuar, ndërsa te Juve vendet si duket i kanë fituar Sami Khedira dhe Blasie Matuidi para Adrien Rabiot dhe Emre Can.

Formacionet e mundshme në Derby della Madonnina:

Inter (3-5-2)Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; R Lukaku, Lautaro Martinez

Banka rezervëPadelli, Ranocchia, Bastoni, Biraghi, Lazaro, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Vecino, Candreva, Politano, Esposito

Juventus (4-3-1-2)Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Higuain, Cristiano Ronaldo

Banka rezervëBuffon, Pinsoglio, Rugani, Demiral, Bentancur, Emre Can, Rabiot, Bernardeschi, Dybala

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme